Sport

Mehmedi shënon gol, kërkohet nga Werder Bremeni

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi për gjatë gjithë sezonit nuk ka treguar lojë të mirë tek Freiburgu, mirëpo sa herë që iu është dhënë rasti ai ka shfaqur klasin e tij duke shënuar gola.

Kjo ndodhi edhe në ndeshjen që Freiburgu e luajti kundër Bayernit, ku Mehmedi mposhti portën e Manuel Neuer për të barazuar rezultatin, e që më pas për Freiburgun shënon golin e dytë Nils Petersen duke siguruar fitoren ndaj ekipit më të mire gjerman, njofton “albinfo.ch”

Megjithatë ekipi i Freiburgut duket se ka ndarë mendjen që futbollistin e reprezentacionit zviceran ta “nxjerr” në shitje.

Por të menjëhershëm kanë qenë drejtuesit e klubit të Werden Bremenit të cilët po kërkojnë  që sa më parë ta transferojnë lojtarin shqiptarë në klubin e tyre.

Albinfo.ch