Kosova

Mërgimtari ankohet se e vodhën doganierët e Kosovës

Një mërgimtar i cili jeton në Gjermani është ankuar se e kanë vjedhur doganierët e Kosovës. Adem Rrahimi ka 25 vjet që jeton në Gjermani.

Ai pretendon se ka paguar afër 1.000 euro në doganë për disa gjëra të vjetra që i ka pasur në veturë, raporton “KTV”.

Megjithatë, në dokumentet që i ka lëshuar Dogana, figuron të ketë paguar vetëm 600 euro. Ai thotë që edhe dy punëtorë të terminalit i kanë kërkuar ryshfet, por që nuk ka pranuar t’u japë, përcjell albinfo.ch.

Rrahimi derisa po kalonte kufirin nga Serbia në Kosovë në Merdare, oficerët doganorë kanë vlerësuar se ka sasi te madhe të mallrave. Ata e kanë përcjellë në terminalin doganor për zhdoganim, pasi sasia ka kaluar atë të personave fizikë.

Rrahimi thotë se nuk do ta lërë me kaq, ai thotë se do të ankohet në instanca për të larta për siç pretendon, ai të gjejë drejtësi për këtë rast.

https://koha.gjirafa.com/?video=dogana