Zhvillim

Ministri i Diasporës, takim me bizneset shqiptare në Frankfurt

Gjatë vizitës së në Gjermani, organizuar nga Konsullata e Pёrgjithshme e Kosovёs nё Frankfurt, ministri i Diasporës, Valon Murati, është takuar me përfaqësues të organizatave dhe bizneseve shqiptare në këtë qytet.

Nё kёtё takim, ministri Murati shpalosi objektivat e MeD-sё dhe foli për punët e deritanishme të kabinetit të tij, që nga marrja e detyrës si Ministër i Diasporës.

Gjithashtu, ministri Murati ritheksoi se diaspora shqiptare ka luajtur një rol kyç përgjatë gjithë historisë sonë kombëtare. “Tani, pas përmbushjes së një numri të qëllimeve, kemi nevojë për një riorganizim të diasporës sonë në botë”, tha ndёr tё tjera ministri Murati.

Në takim ishte i pranishёm edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj.
Me kёtё rast, ministri Murati iu përgjigj pyetjeve të shumta të bashkatdhetarëve. Ai foli edhe për veprimet dhe planet e Qeverisë së Kosovës lidhur me investimet e mundshme të diasporës në të ardhmen, në mënyrë që të krijohet një klimë më e favorshme dhe më e sigurt për ndërmarrësi të tilla.