Shkurt.ch

Mishi i prishur nga Brazili, alarmohet Evropa

Presidenti brazilian, Michel Temer, është duke u përpjekur për të bindur botën se industria braziliane e mishit nuk është një kërcënim, edhe pse policia gjeti te eksportuesit e mishit të viçit dhe pulave certifikata të falsifikuara të inspektimit.

Arlindo Chinaglia në kryeqytetin brazilian u takua me përfaqësues të industrisë së mishit, me ministrin e Bujqësisë, Beira Magije dhe ministrin e Tregtisë, Marcos Pereira, për të gjetur një zgjidhje për krizën e shkaktuar nga skandali me shitjen e mishit të kalbur. Pas takimit, ata u takuan me ambasadorët, raporton “AFP”, përcjell albinfo.ch.

Brazili merr rolin udhëheqës si eksportuesi më i madh i mishit të viçit dhe pulave në botë dhe bashkëpunon me kompanitë nga 150 vende. Tani, ata po përballen me akuzat e policisë se prodhuesit e mishit për vite po merrnin rrushfete nga inspektorët sanitarë që të miratojnë shitjen e mishit të prishur. Janë arrestuar të paktën 30 persona, ndërsa policia kontrolloi më shumë se 10 fabrika të përpunimit të mishit.
Ministria braziliane e Bujqësisë njoftoi se ka mbyllur një fabrikë për përpunimin e mishit dhe të shpendëve nga kompanitë shumëkombëshe “BWF” dhe dy kompanitë braziliane, “Peci”.

Ambasadori i BE-së në Brazil, Joao Kravinjo, ka kërkuar “sqarime të plota dhe të menjëhershme të situatës nga Ministria braziliane e Bujqësisë”.

Skandali mund të ndikojë që Brazili të humbasë klientët e tregjeve të mëdha në Arabinë Saudite, Kinë, Singapor, Japoni, Rusi, Holandë dhe Itali. Vitin e kaluar, Brazili ka eksportuar mish pule me vlerë 5.9 miliardë dollarë dhe mish viçi me vlerë prej 4.3 miliardë dollarë, sipas qeverisë braziliane.