Sport

Napoli kërkon me ngulm Rashicën

Napoli kishte kërkuar edhe vitin e kaluar futbollistin e lindur në Vushtrri dhe tashmë është vënë pas tij edhe gjatë këtij afati kalimtar

Skuadra e Napolit është vënë pas mesfushorit sulmues të Kosovës, Milot Rashica, raportojnë mediat italiane.

 

Napoli kishte kërkuar edhe vitin e kaluar futbollistin e lindur në Vushtrri dhe tashmë është vënë pas tij edhe gjatë këtij afati kalimtar, përcjell albinfo.ch.

 

Kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro në treg nga Vitesse, aty ku gjatë dy sezoneve të fundit Rashica ka qenë një prej titullarëve të padiskutueshëm, duke luajtur mbi 60 ndeshje në kampionatin holandez, duke realizuar edhe 10 gola.

 

Milan dhe Udinese gjithashtu kërkojnë futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.