Kosova

Ndërron jetë babai i kryeministrit Haradinaj

Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet kryeministri Haradinaj, përcjell albinfo.ch

Hilmi Haradinaj kishte probleme shëndetësore tash e një kohë, por që sëmundja e tij nuk ishte specifikuar për tu bërë e ditur për publikun.

Ramush Haradinaj ka njoftuar miqtë dhe të afërmit se varrimi i babait të tij, të ndjerit Hilmi Haradinaj do të bëhet të hënën.

“Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qershor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!RH’.