Bota

Në Finlandë, paga pa punuar

Ata do të marrin nga 560 euro në muaj, që nuk do të tatohen. Për të vlerësuar efektin e të ardhurave themelore, pjesëmarrësit në eksperiment do të krahasohet me një grup kontrolli

Finlanda vazhdon zbatimin e planeve për të aplikuar të ardhura bazë për të gjithë qytetarët. Në vitin 2017 do të testojë projektin me 2000 njerëzit e parë, të cilët do të marrin para nga shteti çdo muaj.
Zyra për sigurimet shoqërore në vend do të jetë përgjegjëse për eksperimentin, i cili do të përfshijë njerëz të zgjedhur rastësisht, të cilët marrin ndihmë sociale, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Çdo muaj ata do të marrin nga 560 euro, që nuk do të tatohen. Për të vlerësuar efektin e të ardhurave themelore, pjesëmarrësit në eksperiment do të krahasohet me një grup kontrolli, thanë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përcjell albinfo.ch.

Një ide e ngjashme e të ardhurave bazë ose ndarjen e fondeve për çdo qytetar u refuzua në një referendum në Zvicër në muajin qershor. Sipas propozimit, secili zviceran kishte marrë pagë mujore 2.500 franga zvicerane (2300 euro) dhe një e katërta e kësaj shume për secilin fëmijë.
Propozime të ngjashme kanë shkaktuar shqetësim në vende, si Kanadaja dhe Holanda.