Integrimi

Nesër mblidhet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do ta mbajë Kuvendin e Dyrë Zgjedhor nesër, më 26 mars, në Schlieren, thuhet në një njoftim të këtij Rrjeti.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë anëtarët, por edhe të gjithë afaristët shqiptarë në Zvicër që të marrin pjesë në Kuvendin e radhës, ku është paralajmëruar se do të zgjidhet kryesia e re e RRBSHZ-së.

Rrjeti i bizneseve aktualisht udhëhiqet nga Naser Mustafa.

“Me krijimin e RRBSHZ-së para tre vijetëve u vendosën themelet e urës lidhëse mes Diasporës dhe vendlindjes në sferën ekonomike dhe tani do të vazhdohet në rritjen, forcimin e bashkëpunimit, investimeve, njohjes me njëri- tjetrin”, thuhet në njoftimin e Rrjetit.

Punimet Kuvendi i 2-të zgjedhor i RRBSHZ-së do t’i zhvillojë më 26 mars 2017, në Schlieren ZH, Goldschlägiplatz 2, 8052 Schlieren, me fillim në orën 14:00.