Sport

Nis sezoni i ri i Premier League, Xhaka pritet të startojë për Arsenalin  

Mesfushori Granit Xhaka i cili ishte edhe njeriu i ndeshjen ne finalen e superkupës që e fituan ndaj Chelseas pritët që të startojë në 11-shen e parë

Sezoni i ri i Premier Ligës do të nisë sonte në mbrëmje. Arsenali i Granit Xhakës e Skodran Mustafit do të jetë nikoqir i skuadrës së Leicester City.

Arsenali në sezonet e fundit ndeshjet e para i ka humbur por këtë radhë siç ka thënë edhe trajneri i skuadrës, Arsen Wenger ata do të bëjnë maksimumin për të nisur mirë sezonin, transmeton albinfo.ch. Mesfushori Granit Xhaka i cili ishte edhe njeriu i ndeshjen ne finalen e superkupës që e fituan ndaj Chelseas pritët që të startojë në 11-shen e parë, ndërsa qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të mungojë në këtë ndeshje.

 

Arsenali nuk do të mund të llogarisë as në super yllin e skuadrës kilianin Alexis Sanchez i cili është i lënduar, e në dyshim për këtë ndeshje është edhe Mesut Ozil.