Bota

Një i plagosur pas të shtënave afër një supermarketi në Bremen

Të shtënat ndodhën në zonën Gröpelingen në qytetin veri-perëndimor të Bremenit. Sipas policisë, nuk kishte rrezik të menjëhershëm për publikun

Të paktën një person ka mbetur i lënduar pasi një burrë i armatosur hapi zjarr jashtë një supermarketi në Bremen të Gjermanisë. Raportohet se i dyshuari është në arrati, derisa policia është vënë në kërkim të tij.

Të shtënat ndodhën në zonën Gröpelingen në qytetin veri-perëndimor të Bremenit. Sipas policisë, nuk kishte rrezik të menjëhershëm për publikun.

E tërë ngjarja ndodhi në hyrjen e supermarketit “Rewe”, pasi u dëgjua një fjalosje e ashpër mes dy burrave. Viktima raportohet se ka pësuar lëndime serioze, derisa anëtarët e familjes së tij ndodheshin brenda supermarketit. Ende nuk dihet se cili është motivi i të shtënave.