Kuriozitete

Njëqind vjet prej lindjes së personit më të gjatë në histori

Sot është shënuar 100 vjetori i lindjes së një prej figurave më interesante në histori.

Bëhet fjalë për njeriun më të gjatë në histori, Robert Wadlow.

I lindur më 22 shkurt 1918, Wadlow peshonte 3.9 kilogramë si një foshnje normale, por me kohë ai nisi të ndryshonte.

Më 27 qershor 1940 ai ishte 2.72 metra i gjatë duke arritur ekstremin më të madh njerëzor në histori.

Qysh në moshën pesëvjeçare ai u detyrua të vishte rroba të të rriturve, pasi ishte 1.63 metra i gjatë, transmeton Albinfo.ch.

2.45 metra i gjatë ai u bë në moshën 17-vjeçare duke u bërë adoleshenti më i gjatë në histori.

Ai vdiq më 15 korrik të vitit 1940 në Michigan, si rezultat i një sëmundjeje të shkaktuar në nyjën e djathtë.

Teksa Wadlow mbetet më i gjati në histori, Sultan Kosen, njeriu më i gjatë i gjallë, është 2.51 metra i gjatë.