Bota

Norvegjia bëhet vendi i parë që heq valët FM në radio

66 për qind të qytetarëve janë kundër heqjes së rrjetit të radiove FM, kryesisht për shkak se të paktën dy milionë makina ende nuk kanë një pajisje dixhitale audio

Nga java e ardhshme, Norvegjia do të bëhet vendi i parë që do të heq rrjetin e valëve të radios FM dhe do të kalojë tërësisht në teknologjinë digjitale. Shembulli i saj do të pasohet nga Danimarka, Zvicra dhe Britania e Madhe, që do të heqin valët FM më së voni deri në vitin 2020, shkruan gazeta britanike, “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.

Qytetarët në Norvegji, 66 për qind e tyre janë kundër heqjes së rrjetit të radiove FM, kryesisht për shkak se të paktën dy milionë makina ende nuk kanë një pajisje dixhitale audio. Ata kanë frikë se nuk do të gjejnë më shumë informacione të rëndësishme dhe urgjente për gjendjen e rrugëve, të cilat i tranesmetojnë radiot rregullisht.

Qyteti i parë, i cili nga 11 janari do të shkojë në teknologji digjitale është Bodo dhe deri në fund të vitit të gjitha qytetet norvegjeze. Rrjeti i valëve FM të radios kanë ekzistuar që nga viti 1950.