Bota

Numër rekord i të punësuarve në Gjermani

Tregu gjerman i punës në vitin 2016 shënoi një punësim rekord prej 43.5 milionë njerëzve. Bëhet fjalë për numrin më të madh i punonjësve pas ribashkimit të Gjermanisë.

Numri i të punësuarve, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, në krahasim me vitin e kaluar u rrit me 425,000, ose një për qind. Kështu vazhdon trendi i rritjes së punësimit që po zgjat për 10 vjet.