Sporti

Panucci: Do të doja të luaja për Shqipërinë kundër Italisë

“Jam italian, por jam edhe krenar që jam përzgjedhës i Shqipërisë dhe do të doja të isha në fushë të luaja me lojtarët e mi”

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë se do të donte të ishte futbollist i kuqezinjve që të luante kundër Italisë.
Dy kombëtaret takohen sot, e hënë, në mbrëmje në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
“Jam italian, por jam edhe krenar që jam përzgjedhës i Shqipërisë dhe do të doja të isha në fushë të luaja me lojtarët e mi”, ka thënë ai në konferencën për media, shkruan Albinfo.ch. “Ajo që do të më bënte më të lumturin do të ishte nëse këta djem arrijnë diçka të paharrueshme, sepse jam i bindur se ata vlejnë më shumë se ajo që mendojnë”.
Trajneri italian ka thënë se pret që Italia të jetë agresive në lojë.