Sport

Paraqitje e mirë e shqiptarëve të Zvicrës

Zvicra mundi Ishujt Faroe si mysafir me dy golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, kurse futbollistët shqiptarë kanë marrë nota pozitive, shkruan ‘Blick’.

Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili janë vlerësuar me notën 5, kurse Mehmedi me 4, përcjell albinfo.ch. vlerësimet e bëra nga mediat zvicerane.

Në përgjithësi ka qenë një paraqitje e mirë e tyre, derisa edhe kundërshtari nuk ishte shumë i fortë.

Zvicra ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje kualifikuese për Botërorin e Rusisë dhe ndodhet tri pikë para Rusisë.

Notat e lojtarëve

Yann Sommer: Nota 4

Stephan Lichtsteiner: Nota 4

Johan Djourou (r.): Nota 4

Manuel Akanji: Nota 5

Francois Moubandje: Nota 4

Valon Behrami: Nota 5

Granit Xhaka: Nota 5

Blerim Xhemaili: Nota 5

Admir Mehmedi: Nota 4

Xherdan Shaqiri: Nota 5

Haris Seferoviq: Nota 4

Steven Zuber: Nota 4