Lajme

Parku i Apollonisë, njëri nga më interesantet në rajon

Pak njerëz e dinë se Apollonia dikur ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Mesdheut. Këtu kishte studiuar edhe perandori romak Ottaviano Augusto

Shqipëria di gjithmonë të befasojë për të mirë. Edhe pse ka shumë vende historike, njëri ndër me të veçantit është Parku Arkeologjik i Apollonisë, shkruan “francescaonthetopoftheworld”.

Ky është njëri nga parqet më interesantet dhe më të ruajtur në vend dhe në gjithë Ballkanin, që duhet patjetër të vizitohet, përcjell albinfo.ch.

Apollonia është 15 minuta me makinë nga qyteti i Fierit dhe një ora nga Vlora. Ky park është mjaft i vizituar nga turistët.

Qetësia mbizotëron në këtë vend, derisa mbetjet e ruajtura arkeologjike kanë rëndësi të madhe, ashtu si edhe tempulli i Apollonit.

Pak njerëz e dinë se Apollonia dikur ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Mesdheut. Këtu kishte studiuar edhe perandori romak Ottaviano Augusto.

Parku gjithashtu ka një manastir të bukur me një kishë të vogël, kisha e “Santa Maria”. Apollonia, në fakt dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme fetare të Shqipërisë.