Lajme

Parlamenti miraton katër ministrat e rinj të “Qeverisë Rama”

Ministër i Punëve të Brendshëm u emërua Fatmir Xhafaj, Ministre e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ministrie e Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka ndërkaq Eduard Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor

Pas dekretimit nga presidenti Bujar Nishani, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot katër ministrat e rinj të Qeverisë Rama, duke kompletuar kështu boshllëkun që u krijua në ekzekutiv. Emërimi i ministrave të rinj, u bë pa praninë e partive opozitare.

Ministër i Punëve të Brendshëm u emërua Fatmir Xhafaj, Ministre e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ministrie e Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka ndërkaq Eduard Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë një konference për media disa ditë më parë kundërshtoi kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por ai theksoi se nuk ja lejon Kushtetuta refuzimin e dekretimit. Kështu me votimin në Kuvend është zëvendësuar ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ish-ministri i shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.