Sport

Pas fitores madhështore, djelmoshat nisen drejt Gjermanisë

Atmosfera në kampin e Kombëtares U21 është e shkëlqyeshme pas fitores historike të realizuar mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, në duel me Norvegjinë, me rezultat 3:

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës U21, e kryesuar nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi, sot paradite ka udhëtuar për në Dyseldorf nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku më pas do të akomodohet në qytetin gjerman, Osnabruck.

Aty ku të martën do ta zhvillojë ndeshjen kundër Gjermanisë, bën të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

Atmosfera në kampin e Kombëtares U21 është e shkëlqyeshme pas fitores historike të realizuar mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, në duel me Norvegjinë, me rezultat 3:2.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në fushë, derisa ka fituar edhe në tavolinë ndaj Norvegjisë 3:0, sepse një futbollist norvegjez nuk kishte lojë.