Kultura
Peja gati për edicionin e tetë të festivalit të filmit të animuar
Drejtori i festivalit, Vullnet Sanaj, në konferencën për media tha se edicioni i tetë i festivalit të filmave të animuar “Anibar” ka pasur një rritje të numri të filmave
Nga 14 gushti në qytetin e Pejës do të shfaqen rreth 300 filma të animuar në kuadër të festivalit të filmit të animuar “Anibar”. Drejtori i festivalit, Vullnet Sanaj, në konferencën për media tha se edicioni i tetë i festivalit të filmave të animuar “Anibar” ka pasur një rritje të numrit të filmave.
“Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të madhe të filmave që kanë marrë pjesë në kategori të ndryshme në festival. Këtë vit do të shfaqen deri në 300 filma në katër kinema të ndryshme. Dy prej tyre janë të hapura, kinema “Liqeni”dhe kinema “Kubat” dhe dy të tjerat janë kinema të mbyllura”, tha Sanaj.
Përveç filmave të animuar pjesë e këtij festivali do të jenë punëtori, prezantime, takime me regjisorët, debate e shumë aktivitete të tjera.
“Reclaim the city” është tema e edicionit të tetë, temë kjo e cila pritet të jetë një nismë që do të trajtohet edhe viteve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën