Shkurt.ch

Pensionistët që kanë më shumë se 100 mijë franga, nuk do të marrin shtesa

Këtë qëndrim e ka marrë dje Komisioni për Punë Sociale (SGK) në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës

Ata pensionistë që zotërojnë pasuri prej më shumë se 100 mijë frangash nuk do të mund të marrin më shtesa (kompensim) të parapara për pensionistët me të ardhura të ulëta. Këtë qëndrim e ka marrë dje Komisioni për Punë Sociale (SGK) në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch

Sipas këtij qëndrimi, çiftet e pensionistëve që kanë së bashku pasuri që kalon 200 mijë frangat, përsjashtohen po ashtu nga ndihmat e përmendura.

Por SGK me këtë rast dëshiron të pengojë që dikush, për shkak të pragut të përmendur pasuror, të detyrphet të shesë shtëpinë ose banesën e vet private, transmeton albinfo.ch. Ai do të shqyrtojë masat e nevojshme për raste të tilla.

Sipas të drejtës në fuqi, nuk ekziston ndonjë kufi i lartë absolut i të drejtës së pensionistëve për të fituar kompensimin e përmendur. Por, pasuria megjithatë llogaritet si e ardhur në raste të veçanta.