Lajme

Përkujtohet Enver Zymberi në 6-vjetorin e rënies

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në një operacion policor në fshatin Zupq të Zubin Potokut

Në nderim të 6-vjetorit të rënies në krye të detyrës të policit Enver Zymberi, një togë policore ka bërë një parakalim tek  varri i heroit në Dubovc të Vushtrrisë, ku janë vënë kurora me lule.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë  drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në një operacion policor në fshatin Zupq të Zubin Potokut, për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.