Tematike

Përparim Avdili ngre aktakuzë për sulmuesit me fishekzjarrë

Përpara tre javësh ansambleisti i Cyrihut, Përparim Avdili (fdp) jepte një intervistë televizive përpara zonës së uzurpruar të Koch-Areal, kur me fishekzjarrë u sulmua nga dy banorët e vendbanimit.

Avdili dhe gazetari duheshin të ndërprenin intervistën. “Për fat të mirë, asgjë nuk na ka ndodhur,” tha Avdili më vonë. “Ne u larguam të tmerruar”.

Megjithatë, politikani i FDP, tani ka ngritur aktpadi kundër atyre që kanë tentuar ta sulmojnë. Ai ka kërkuar nga Prokuroria e Zürich-Sihl, që të nisë hetimet për ata që hodhën fishekzjarrrët, ku njëri shpërtheu shumë pranë tij, ndërsa tjetri pak më larg, shkruan “NZZ”.

Gjasat për t’u gjetur agresorët është tepër e vështirë, se ata fshehen mes 100 deri 150 uzurpuesit e Koch-Areal. Qyteti toleron këtë uzurpim, policia disa herë ka shmangur kontrollet në ndërtesë. Por në raste se nuk gjendet agresori, atëherë përgjegjësinë do e marrë gjithë kolektivi, kërkon politikani i FDP.

Sipas Avdilit, objekti “Koch Areal” në Cyrih mund të jetë i banueshëm për mbi njëmijë persona, ndërsa 100-150 zaptuesit e tanishëm nuk lejojnë asnjë milimetër për të jetuar hallexhinjtë tjerë.