Kosova
Përurohet pjesa e tretë e autostradës për Shkup
Është përuruar edhe një pjesë e autostradës për në Shkup e që pati moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë liderët e shteti dhe ambasadorë të huaj të akredituar në Prishtinë.
“Investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta dhe për buxhetin e Kosovës janë obligim i madh, por edhe efektin e kanë të madh në ekonominë e vendit”, u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se kjo infrastrukturë e ndryshon pozicionin e ekonomisë në raport me ekonomitë fqinje dhe ato më të largëta dhe investitorët që do të mundnin të investojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ky është një projekt i jashtëzakonshëm që ofron Kosovën me Evropën. Sipas tij, Kosova do të jetë lidere e transformimit modern edhe të Ballkanit.
Ai shtoi se krahas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, i cili, siç tha Veseli, pritet të ndodhë në fund të këtij viti, Kosova po krijon lidhje të fuqishme dhe moderne infrastrukturore me vendet fqinje dhe ato të BE-së, përfshirë portet e rëndësishme rajonale.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie tha se populli i Kosovës meriton të ketë rrugë të mira, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?