Shqipëria
Qytetarët e Kosovës i mbesin besnik Shqipërisë edhe pas liberalizimit të vizave
Ndërkaq, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind në krahasim me vitin 2022
Ndonëse prej 4 muajsh, qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, ata vazhdojnë të jenë vizitorë besnik ndaj atraksioneve turistike të Shqipërisë.
Bregdeti, turizmi i alpeve, sporteve të aventurës e agroturizmi po tërheqin shumë vizitorë, duke përfshirë edhe ata nga Kosova.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Zana Çela, në një intervistë për KosovaPress thotë se pret rritje të numrit të turistëve nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Çela thekson se është rritur me 50% numri i shqiptarëve të Kosovës që e kanë vizituar Shqipërinë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Unë mendoj se shqiptarët kudo qofshin në Shqipëri apo në Kosovë, shteti mëmë e kanë destinacionin kryesor. Ne presim të kemi rritje dhe në fakt, tre muajt e parë të këtij viti e demonstruan këtë pohimin tim, sepse në krahasim me një vit më përpara në 3 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve kosovarë u rrit mbi 50 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, thotë ajo.
Për KosovaPress, Çela theksoi se po punojnë që shqiptarët ta shohin Kosovën si një nga destinacionet më atraktive për t’u vizituar, derisa përmendi sportet e aventurës si më tërheqëse. Ndër të tjera, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, deklaron se pas qytetarëve nga Kosova, numri i vizitorëve nga Italia është rritur trefish më shumë në krahasim me vitet e kaluara.
Ajo theksoi se Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithëvjetor, derisa përmendi se përveç bregdetit, turizmi i alpeve, sporteve të aventurës, agroturizmi po tërheq çdo herë e më shumë vizitorë.
Ndërkaq, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind në krahasim me vitin 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43 për qind të totalit të shtetasve të huaj.
E-Diaspora
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në qiell. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë Shtytje e përbashkët që Zvicra të njohë gjininë e tretë; disa ilaçe janë vendosur të bëhen...
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës
-
Katër të vdekur në Alpet zvicerane gjatë fundjavës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi