Integrimi

Policia arreston pesë shqiptarë, pjesë e një bande të grabitjeve

Vetëm në Austri ata kishin bërë dëme rreth 575 mijë euro, kurse në Bavari rreth 200 mijë euro

Policia gjermane dhe ajo austriake ishte e shqetësuar për një numër të madh të grabitjeve të ndodhur në rajonet e Bavarisë, Tirolit Jugor dhe Zvicrës, shkruan ‘krone.at’.

Megjithatë, tashmë policia kishte rënë në gjurmët e tyre dhe u mësua se është një bandë prej pesë anëtarëve nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

Ata ishin shumë profesionistë dhe kishin vjedhur në hotele, shtëpi privatë, madje edhe trena malorë. Por, pas ndërhyrjes së policisë gjermano-austriake banda u kap pas një grabitje në Salzburg të Austrisë.

Vetëm në Austri ata kishin bërë dëme rreth 575 mijë euro, kurse në Bavari rreth 200 mijë euro.

Ata kishin filluar serinë e grabitjeve në vitin 2011 për të vazhduar më pas më 2013, kurse më në fund janë arrestuar.