Kosova

Policia gjen kanabis edhe në Reçak

Nga policia bëhet e ditur se ka arrestuar një person  i cili dyshohet të ketë mbjell këtë parcelë me kanabis.

Policia njofton se ka asgjësuar rreth 30 bimë narkotike të llojit kanabis e cila është gjetur e mbjell në  parcelë në fshatin Reçak  të Shtimes, transmeton albinfo.ch. Policia njofton se ka arrestuar një person  i cili dyshohet të ketë mbjell këtë parcelë me kanabis.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin njësitë policore kanë identifikuar një parcelë të mbjellë me rreth 30 copë bimë narkotike të llojit kanabis.

Në konsultim me prokurorin bimët e dyshuara narkotike janë asgjësuar (djegur) në vendin e ngjarjes”, njofton policia e Kosovës.