Shkurt.ch

Presidenti gjerman Steinmeier pritet me nderime të larta në Zvicër

Ai ka aterruar në orët e pasdites në Aeroportin e Cyrihut, ku është pritur nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset. Më pastaj, Steinmeier është pritur me nderimet ushtarake në sheshin Münsterplatz të Bernës, nga Këshilli Federal (qeveria e vendit) në përbërje të plotë

I pritur me nderimet më të larta shtetërore, presidneti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Zviicër. Ai ka aterruar në orët e pasdites në Aeroportin e Cyrihut, ku është pritur nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Më pastaj, Steinmeier është pritur me nderimet ushtarake në sheshin Münsterplatz të Bernës, nga Këshilli Federal (qeveria e vendit) në përbërje të plotë, njofton sda.ch. Në vazhdim pritej që ai të zhvillonte bisedime zyratre me presidentin Berset, zëvendësin e tij, Ueli Maurer dhe ministrat Simonetta Sommaruga, Johann Schneider-Ammann dhe Ignazio Cassis.

Temat e bashkëbisedimit të presidentit gjerman me mikpritësit e tij kanë të bëjnë me marrëdhëniet bileaterale, bashkëpunimin e dy vendeve në raportet ndërkombëtare si dhe politika evropaiane.

Të enjten, që është dita e dytë dhe e fundit e vizitës, në fokus do të jetë demoktracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, transmeton albinfo.ch. Kreu i shtetit gjerman dhe homologu i tij zviceran, Berset do të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët në Universitetin e Freiburgut, e cila i kushtohet sfidave dhe perspektivave të demokracisë në shekullin 21.