Sport

Presidenti i Shkëndijës, mysafir i Grasshoppersit

Edhe pse afati i transferimeve ende nuk është hapur zyrtarisht, drejtuesit e Shkëndijës duket se kanë bërë hapin e parë drejt transferimeve të dëshiruara, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Një gjë e tillë mund të thuhet, edhe pse jo me siguri, tashmë që presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Visar Bexheti ka pasur një takim në zyrat e klubit zviceran, Grasshoppersit, shkruan ‘Alsat’.

Presidenti i Shkëndijës ka qenë i ftuar i Drejtorit Ekzekutiv të Grasshoppers, Manuel Huber, ku kanë ndjekur takimin kundër Baselit, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk mund të flitet me siguri për një bashkëpunim mes Shkëndijës së Tetovës dhe Grasshopers, por një gjë e tillë nuk përjashtohet në të ardhmen, duke ditur faktin se klubi shqiptar ka në përbërje emra futbollistësh të afirmuar tashmë edhe në arenën ndërkombëtare si Hasani, Ibrahimi, Radeski, Totre, apo edhe Bejtullai.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga kjo vizitë në Zvicër, derisa mbetet të shihet në të ardhmen lëvizjet që mund të ketë.