Lajme

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për “Grupin e Kumanovës”

Prokuroria maqedonase kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për “Rastin e Kumanovës” nën aktakuzën “terrorizëm dhe organizim terrorist”. Mbrojtja kërkoi ekspertizë dhe paralajmëroi se fjalët e saj përfundimtare do t’i thotë në seancën e ardhshme

Prokuroria maqedonase, në seancën e sotme gjyqësore në fjalët përfundimtare për rastin “Lagja e Trimave” kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për “terrorizëm dhe organizim terrorist”, derisa mbrojtja kërkoi ekspertizë dhe paralajmëroi se fjalët e saj përfundimtare do t’i thotë në seancën e ardhshme, të caktuara për më 28 korrik.

Prokuroria në seancë “sqaronte se kush ka qenë sulmues, kush ka qenë logjistikë dhe i ka ndihmuar grupit që ilegalisht të kalojë nga Kosova në Maqedoni, kush ka siguruar armë dhe kush ushqim”.
Një pjesë e të akuzuarve në rastin, komentuan se ajo që e flet prokurori është e pavërtetë. Ata edhe avokatët e tyre, kërkuan mbikëqyrje në fjalët përfundimtare, që në seancën e ardhshme t’i shfaqin të tyre.

Gjatë kësaj seance, Sami Ukshinit (Sokolit) dhe Demë Shehut u janë hequr nga akuza e prokurorisë  apostrofimi si organizatoret e Grupit të Kumanovës.

Për Komandant “Sokolin” dhe Demë Shehun, Prokuroria do të kërkoj dënim vetëm si anëtarë te grupit të armatosur, të cilët së bashku me 45 të tjerët, dy vjet më parë u përfshinë në konfliktin e armatosur të 9 majit në Kumanovë.

Sipas Prokurorisë, organizatorë të “Grupit të Kumanovës” ishin pesë persona, prej tyre vetëm i burgosur Andi Krasniqi-Malisheva është në burg, kurse Zijadin Krasniqi është në arrati. Tre të tjetër, sipas Prokurorisë, që drejtuan grupin, janë vrarë në konfliktin e 9 majit, përfshirë Beg Rizën, Mirsad Ndrecajn dhe Xhafer Zymberin.

Sipas Prokurorisë, motivet e këtij akti janë bërë për idealin kombëtar dhe për përfitime materiale. Por, familjarët e të akuzuarve thonë se është vetëm  njëra prej tyre.

“As i fukaraja më i madhi shqiptar nuk kishte me dal për të luftuar për pare”, tha Besnik Kabashi, Babai i Betim Kabashit.

Prokuroria në fjalën e fundit para Gjykatës lidhur me provat dhe dëshmitë ndaj të akuzuarve që janë përfshirë në aktakuzë, thuhet se një pjesë e tyre janë kujdesur që të sigurojnë kalim ilegal nëpër kufirin me Kosovën, derisa një grup e ka siguruar pjesën më të madhe të armatimit nga stacioni policor Goshicë. S

Sipas Prokurorit Naum Panovski, përveç organizatorëve, persona të tjerë akuzohen si anëtarë të grupit të armatosur dhe pjesëtarët e logjistikës.

Gjykimi për “Lagjen e Trimave” filloi më 9 shkurt të vitit të kaluar, pasi përfundoi hetimi disamujor. Më 9 dhe 10 maj të viti 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forca sigurie. Në shkëmbim zjarrin e humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitet speciale të MPB-së, kurse 14-të tjerë u lënduan rëndë.