Tematike

Qeveria miraton raportin mbi politikën e jashtme të migracionit për vitin 2016

Zvicra gjatë vitit 2016 është angazhuar fuqimisht në regjionet e krizës duke ofruar ndihma humanitare dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushë të të drejtave të njeriut, në promovimin e paqes etj.

Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e tij të mbajtur sot, 16 qershor 2017 ka miratuar raportin e saj mbi aktivitetet e politikës së jashtme të Zvicrës në fushë të migracionit. Viti për të cilin është bërë raporti, ka qenë i karakterizuar nga konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe në Irak, gjendja e rëndë e refugjatëve në vendet fqinje në regjion si dhe gjendjen e brishtë në Bririn e Afrikës.

Zvicra gjatë vitit 2016 është angazhuar fuqimisht në regjionet e krizës duke ofruar ndihma humanitare dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushë të të drejtave të njeriut, në promovimin e paqes etj., thuhet në raport, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në nivelin multilateral, Zvicra ka sponsoruar miratimin e një deklarate politike për mbrojtjen e refugjatëve dhe migrantëve.

Një fokusim tjetër Zvicra e ka pasur gjatë vitit 2016 në ngritjen e strukturave migratore në Afrikën e Veriut dhe atë të Perëndimit. Në kuadrin e partneriteteve në fushë të migracionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me ato afrikane si Nigeri dhe Tunizi, Zvicra ka ushtruar aktivitete për forcimin e institucioneve nacionale të vendeve përkatëse. Veç kësaj, Zvicra kadhënë kontributin e saj edhe në parandalimin e përndjekjes ose dëbimit të dhunshëm të shkaktuar nga konfliktet, shkelja e të drejtave të njeriut, pasojat e ndryshimit të klimës ose të varfërisë.

Në bashkëveprim me BE-në, Zvicra është angazhuar për realizimin e dialogut në regjione të ndryshme të botës dhe në nivele globale, për qasje kooperative në çështje të migracionit. Në dhjetor 2016 Këshilli Federal patoi vendosur për pranimin gjatë dy viteve të ardhshme edhe të 2000 refugjatëve veçanërisht të lëndueshëm nga Siria. Kjo, në kuadrin e programit të shpërndarjes së drejtë të  refugjatëve brenda BE-së, ku Zvicra ka marrë obligime në mënyrë vullnetare.