Kosova

Qytetarë të shumtë bënë homazhe për vrasjen e 16-vjeçarit në Prishtinë

Dy të miturit, të cilët u arrestuan të dielën, si të dyshuar për vrasjen e 16- vjeçarit, Aulon Zeka, kanë dalë të hënën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, kanë mohuar të “kenë gisht” në këtë ngjarje

Familjarët e të ndjerit Aulon Zeka dhe dhjetëra qytetarë mbrëmë janë mbledhur përballë Teatrit në Prishtinë, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të 16-vjeçarit që u vra të shtunën.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin kryesor dhe një vajzë të mitur, që lidhen me vrasjen. Por, policia ende nuk ka arritur të gjejë ende armën me të cilën u vra 16-vjeçari, përcjell albinfo.ch.

Dy të miturit, të cilët u arrestuan të dielën, si të dyshuar për vrasjen e 16- vjeçarit, Aulon Zeka, kanë dalë të hënën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, kanë mohuar të “kenë gisht” në këtë ngjarje.

Kjo vrasje, nga hetimet preliminare, dyshohet se ka ndodhur për shkak të simpatisë së Aulonit për të miturën R.G., e cila është 15 vjeç. Me kërkesë të Prokurorisë, të miturve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Familjen e të ndjerit e ka ngushëlluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.