CH-Ballkani

Qytetarët po heqin dorë nga nënshtetësia kosovare

Ky fenomen është shndërruar në alarmues dhe numri i qytetarëve që po heqin dorë nga nënshtetësia kosovare po rritet dita-ditës

Numri i qytetarëve që po heqin dorë nga nënshtetësia kosovare po rritet dita-ditës. Ky fenomen ka prekur të gjitha Komunat në Kosovë.

Kështu po ndodh edhe në viti. Që nga viti 2009 mbi 700 banorë të Vitisë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, raporton ‘Klan Kosova’.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se tashmë ky fenomen është shndërruar në alarmues dhe numri i qytetarëve që po heqin dorë nga nënshtetësia kosovare po rritet dita-ditës, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të zyrës për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shifra totale në Kosovë është rreth 37 mijë persona që kanë heqë dorë nga nënshtetësia.

Sipas zyrtarëve shumica e kosovarëve heqin dorë për të marrë nënshtetësinë gjermane dhe austriake, pasi nuk lejohet nënshtetësia e dyfishtë nëse nuk je banor i Bashkimit Evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=mDfDsXnpQfc