Shqipëria

Rama: Punësimi, problemi kryesor

“Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës"

Punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e së hënës të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku siç raportojnë mediat shqiptare  kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje.

“Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore”, mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas mediave në Shqipëri, Rama u ka kërkuar deputetëve se duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit e gjithashtu të kenë një rol më aktiv në zonat e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.