X

Na ndiqni:

 Sport

Real Madridi triumfon në Ligën e Kampionëve

Me këtë fitore, ( 3 me 1) Real Madridi fitori për të tretën herë me radhë titullin e madh

Real Madrid ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3 me 1.

Pas një mbizotërimi fillestar të Liverpoolit, ndodhi largimi nga loja i yllit Mohamed Salah, pas dëmtimit që e pësoi në një duel me Sergio Ramos në pjesën e parë.

Pa Salahun, nga minuta e 28-të, sulmi i Liverpoolit nuk mund të ishte më ai i pari.

Pjesa e parë përfundoi 0 me 0.

Fillimi i pjesës së dytë ishtë më i mirë për Real Madridin të cilët arritën të shënonin golin e parë në minutë  e  51 me anë të Karim Benzemas.

Ndërkaq përgjigjja e Liverpoolit nuk vonoi dhe 4 minuta më vonë arritën të barazonin rezultatin me anë të Sadio Manes, dhe kjo ishte e gjitha çka arriti të bëjë skuadra e Jurgen Klopp.

Më pas, Gareth Bale, me dy gola vulosi edhe fituesin por edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi fitori për të tretën herë me radhë titullin e madh.

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë