Jeta në Zvicër

Referendumi britanik forcon frangun kundrejt euros

Pasi rezultati i referendumit britanik u bë i qartë, vlera e frangut zviceran u rrit ndjeshëm kundrejt monedhës së vetme evropiane

Banka Nacionale e Zvicrës ka ndërhyrë sot në tregun valutor për të stabilizuar frangun, i cili konsiderohet të jetë monedha më e besueshme për investitorët pas votimit në Britaninë e Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian, raporton albinfo.ch.

Pasi rezultati i referendumit britanik u bë i qartë, vlera e frangut zviceran  u rrit ndjeshëm kundrejt monedhës së vetme evropiane, dhe këmbehet në nivelin prej  1.06 franga për  1 euro, në krahasim me vetëm shtatë orë më parë, kur ishte 1.10.

Më pak se tri orë më vonë, frangu është dobësuar duke u tregtuar për  1,085 euro.

Frangu i fortë ka goditur eksportuesit zviceranë, të cilët janë të detyruar t´i ulin poshtë kostot dhe çmimet që të mbeten konkurruese në tregun ndërkombëtar.

Banka Nacionale eZvicrës ka prezantuar një normë negative të interesit për depozitat në fillim të vitit të kaluar, dhe papritmas ka braktisur politikën tre vjeçare për të mbajtur shkallën e ulët të frangun për të mbrojtur eksportet.

Përndryshe, Zvicra kishte mbajtur referendumin për pjesëmarrjen e tyre në familjen evropiane në vitin 1992, ku kishin votuar kundër anëtarësimit në BE.