Uncategorized

Regjistro organizatën tuaj në platformën interaktive për diasporën

Platforma virtuale DiasporaFlet synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë për qëllim të avokimit të të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare pasi do të forcojë lidhjet në mënyrë të ndërsjellët.

Organizata jo- qeveritare Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës. Në kuadër të kësaj nisme është lansuar platforma interaktive për diasporën www.diasporaflet.org.

“Jeni organizatë formale apo jo formale në diasporë? Bashkohuni në databazën e të gjitha organizatave shqiptare në gjithë botën.”, thuhet në njotimin e Germin.

“Platforma ka tri elemente interaktive: hartën, kalendarin, dhe blogun. Në këtë platformë mund të regjistrohen të gjitha organizatat shqiptare në diasporë – shoqatat, shkollat shqipe, grupet kulturore, fetare (kishat dhe xhamiat) dhe grupet joformale.”, thuhet në njoftim.

Çdo organizatë në diasporë (formale ose joformale) mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe. Si organizata partnere ju keni mundësi t’i publikoni aktivitet e planifikuara në Kalendarin Global dhe të shkruani opinione në hapësirën Diaspora Flet në kuadër të platformës.

Procesi për t’u regjistruar zgjatë pesë minuta dhe ky është linku:

http://www.diasporaflet.org/register. Më pas organizatat mund ta krijojnë profilin e tyre në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe.

Nëse ju duhen informata shtesë, na shkruani në [email protected]

lansimi-i-platformes-per-diasporen3-586x389 Paraqitja ne org ne harte