Shkurt.ch

Rekord në tremujorin e parë, më shumë firma të reja në Zvicër

Më shumë se 11 mijë kompani të reja janë regjistruar në regjistrin tregtar në Zvicër. Bëhet fjalë për rekord në një tremujor në Zvicër

Në tremujorin e parë të këtij viti, më shumë se 11 mijë kompani të reja janë regjistruar në regjistrin tregtar në Zvicër. Bëhet fjalë për rekord në një tremujor në Zvicër, siç ka njoftuar shoqata zvicerane e kreditorëve “Creditreform”.

Por, edhe falimentimet kanë shënuar rekord për të njëjtën periudhë. Nga janari deri në mars kanë falimentuar 1700 kompani.

Sipas vlerësimeve nga “Creditreform”, gjithashtu priten shifra rekorde për të hyra të reja si dhe për falimentime. Kjo ishte për shkak të faktit se në pesë vjetët e para është më i lartë rreziku i falimentimit për kompanitë zvicerane.