Kuriozitete

Rekord i ri i ngrënies së çokollatave për Krishtlindje

Kevin arriti ta thyejë rekordin dhe t’i hajë të gjitha çokollatat (24) për vetëm 1 minutë e 27 sekonda

Garuesi për ngrënie të shpejtë të ushqimeve, Kevin Strahle, ka thyer një rekord të ri në “profesionin” e tij.

Ai ka arritur që të hajë në kohë rekorde të gjitha çokollatat nga një kalendar i veçantë që del në shitje në muajin dhjetor para Krishtlindjeve. Ai është i mbushur me çokollata apo befasi të tjera në 24 kuti. Ideja është që secila kuti të hapet çdo ditë, deri më 25 dhjetor.

Gjithsesi, “bisha” ishte i uritur dhe i duheshin dy minuta që të hante të gjitha çokollatat për të thyer rekordin.

Kevin arriti ta thyejë rekordin dhe t’i hajë të gjitha çokollatat për vetëm 1 minutë e 27 sekonda.

Në të kaluarën, ylli i YouTubet ka hyrë në histori me ngrënie të shpejtë të kofshëve të pulës, për speca, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=4cd36P6Ico0