Lajme

Rita Ora, sërish në Tiranë

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet nën shoqërinë e familjarëve të saj, ndërkohë që mbi foto ka shkruar se në Tiranë është për një dasmë.

Diva shqiptare e muzikës Rita Ora i ka lënë të gjitha angazhimet e saj duke vizituar kryeqytetin shqiptar, Tiranën, bashkë me familjen e saj. Derisa shumë fansa të saj ishin kureshtar të marrin vesh arsyen e ardhjes në Shqipëri, ishte vetë Rita që tregoi në Twiter arsyen e udhëtimit të saj në Tiranë.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet nën shoqërinë e familjarëve të saj, ndërkohë që mbi foto ka shkruar se në Tiranë është për një dasmë.

Mëngjesin e sotëm Rita e nisi me një pamje nga dhoma e hotelit ku po qëndron duke sjellë edhe imazhe të qytetit të Tiranës. Hera e fundit që këngëtarja ka qenë në Shqipëri ka ishte për koncertin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku edhe mbajti një koncert. Thuhet se pasi ta përfundojë vizitën në Shqipëri, Rita do të ndalojë edhe në Kosovën, vendlindjen e saj.