Lajme

Rruga “Donald Trump” në Kamëz!

Pasi e kishte emëruar Qytetar Nderi, kryebashiaku i Kamzës, Xhelal Mziu e ka emërtuar një rrugë në bazë të presidentit amerikan, Donald Trump

 

Derisa shumë mbeten të shokuar dhe shumë nuk pajtohen me politikat e tij, Kamza është gëzuar që Donald Trump është emëruar president i SHBA-së. Pasi u shpall Qytetar Nderi, në Kamëz është emërtuar edhe një rrugë “Donald Trump”, shkruan “news.com.au”.

 

Ky është njëri nga qytetet më të varfra në Shqipërisë, kurse kryebashkiaku Xhelal Mziu është i njohur për ‘bëmat’ e tij, përcjell albinfo.ch.

 

Por, jo të gjithë janë të impresionuar nga kjo lëvizje e tij. “Mziu është duke na testuar neve. Shumë pak njerëz dinë për Trump”, tha shitësi i ambulantëve, Haxhi Hyra.

 

“As amerikanët nuk e duan Trump. Përveç kësaj ai është mik me presidentin rus, Vladimir Putin dhe pro Rusisë. Ai nuk është i mirë për ne, dhe as për Evropën”, thotë Tahiri, shoku i Haxhi Hyrës.

 

Por, Astrit Kastrati, aktualisht i papunë ka thënë se ky vendim është i drejtë pasi pa ndihmën e amerikanëve shteti shqiptar nuk do të kishte ekzistuar dhe Kosova nuk do të ishte e pavarur.