Bota

Sa para në ditë fitojnë të pasurit

Bill Gates fiton 9.3 milionë dollarë në ditë

Ditë më parë Bill Gates humbi vendin e parë si njeriu më i pasur në botë, por ai mund të ngushëllohet pasi fiton 9.3 milionë dollarë në ditë, shkruan albinfo.ch.

Kështu pasuria e tij rritet nga dita në ditë. Por Gates nuk është i vetmi që fiton shumë para. Shumë prej tyre janë bërë të njohur vetëm sa i përket pasurisë.

Në vendin e dytë është Duka i Westminster me 285,615 dollarë në ditë, kurse i treti JK Rowling me 260 mijë dollarë në ditë.

Këngëtarja Adele është e katërta, kurse futbollisti David Beckham i pesti. Më pas vijnë Sir Elton John, Mbretëresha Elisabet, Lewis Hamilton, e kështu me radhë.

Renditja

Bill Gates                       9,3 milionë dollarë dita

Duka i Westminster       285,615

JK Rowling                    260,732

Adele                             189,329

David Beckham             178,509

Sir Elton John                164,841

Mbretëresha Elisabet     154,348

Lewis Hamilton             126,218

Ed Sheeran                    101,335

Jennifer Lawrence          65,634