Bizneset

Sekreti i suksesit: Puna pa hile dhe harmonia mes vëllezërve

Për të parë nga afër sukseset e kësaj firme albinfo.ch ka intervistuar në Préverenges, VD menaxherin e «ES Echafaudages Services S.A »,  Agim Ahmataj

Vëllezërit Ahmataj nga Isniqi i Deçanit, me kompaninë e tyre të ndërtimit, falë punës dhe cilësisë që ofrojnë, kanë arritur të renditen ndër kompanitë lidere në kantonin Vaud, në pjesën frankofone të Zvicrës.

Kishin filluar në vitin 1998 me një firmë zvicerane dhe 10 vite më vonë kishin arritur të bëheshin pronarë të  të njëjtës firmë.

Prej vitit 2008 (kur ata u bënë pronarë), kjo firmë, që është e specializuar për skele, kulme të përkohshme, platforma te evenimenteve te ndryshme dhe ashensorë, numëron 35 punëtor. Kështu, në krahasim me gjendjen kur ata ishin vetëm punëtorë u rritën afër 50%, si nga investimi ashtu edhe nga buxheti. Agim Ahmataj siguron skelet për firmat e ndryshme po edhe ashensorë që u shërbejnë punëtorëve për ngjitjen lartë të materialit nëpër kantiere ndërtimi.

Skelet e firmës së Agim Ahmatajt shkojnë deri 110 metra në lartësi që i bie deri 40 kate.“Ne i kemi 250 mijë metra skele, dhe në pjesën frankofone është e pamundur që një kompani ndërtimi të mos e njohë firmën “ES Echafaudages Services S.A.”, thotë me krenari Agim Ahmataj, i cili kishte migruar në Zvicër në moshën dhjetëvjeçare.

37-vjeçari është teknik-komercial i diplomuar në Zvicër.

Profesionizmin e kanë bartur vazhdimisht te gjeneratat e reja. Në firmën e Agim Ahmataj janë specializuar shumë të rinj shqiptarë.

Ai mes tjerash ka treguar për bazën e suksesit të kompanisë “ES Echafaudages Services S.A.”. Këtu ai përmend sinqeritetin në mes vëllezërve, por edhe ndaj investitorëve por mbi të gjitha edhe respektin ndaj punëtorëve te cilët bëjnë pjesë në sindikatën UNIA. “Vetëm kështu jemi të barabartë”, thotë Ahmataj.

Shqiptarët `frankofonë` më të fortë në ndërtimtari se ata `gjermanofonë`?

“Në përgjithësi, kemi raporte të mira me firmat shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës, dhe nëse llogarisim në përqindje, i bie që 10 për qind e buxhetit të firmës e derdhim në firmat e shqiptarëve tjerë në regjion. Ne më shumë punojmë me arkitektë dhe inixhinierë, por edhe me firma të mëdha si BBL Gashi – Orllati etj.”, thotë Ahmataj.

Madje, sipas Agim Ahmatajt, nuk ka kantier ndërtimi në pjesën frankofone ku nuk mund të gjeni një firmë me pronarë shqiptarë, e mos të flasim për punëtorë. Sipas një krahasimi që bën afaristi shqiptar, pjesa frankofone udhëheq për nga fuqia e firmave të shqiptarëve në krahasim me pjesën gjermane.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka statistika për firmat shqiptare, por në pjesën frankofone të Zvicrës mund të jenë deri 600 firma, ndërsa dhjetëra prej tyre dominojnë tregun e ndërtimit, thekson Ahmataj. Me siguri, i gjithë ky sukses arrihet me punë, analizë mbas pune dhe sinqeritet, thotë ai, duke vënë theksin në bashkëpunimin e mirë ndërmjet firmave shqiptare por edhe të zviceranëve.

Me portofol të përbashkët dhe besim te njëri-tjetri

“Një element thelbësor është udhëheqja e firmave nga shumë vëllezër, sikur në rastin e firmës tonë. Ne jemi tre vëllezër dhe as unë e asnjëri nga vëllezërit e mi nuk do të kishim këtë sukses po të mos ishim bashkë.

Ndërsa po ashtu firma të shqiptarëve, të themeluara dhe të drejtuara nga vëllezër, në këtë pjesë të Zvicrës janë edhe firmat si: “Orllati”, “BBL Gashi” Echafaudages 2000, Alba Peinture etj», thotë Ahmataj.

Dy vëllezërit e Agimit, Afrimi dhe Avniu bëjnë punë tjera në firmë. Avniu është përgjegjës për punëtorët, makinerinë, materialin etj. “Ndërsa për ekzekutimin e punëve dhe krahu im i djathtë është Afrimi, i cili mund të udhëheqë firmën edhe kur unë nuk jam prezent. Madje edhe buxheti është i përbashkët dhe të gjithë vëllezërit fitojnë në mënyrë të barabartë në firmë.

“Nëse i pyesni zviceranët, ata thonë se shqiptarët jan shumë punëtorë, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, punojnë natë e ditë dhe kanë një portofol. Vendosin bashkë dhe i besojnë njëri tjetrit”, tregon “fshehtësinë” e suksesit, menaxheri i firmës Agim Ahmataj.

250 mijë metra skele

Skelet e firmës së Agim Ahmatajt shkojnë deri 110 metra në lartësi që i bie deri 40 kate. “Ne i kemi deri 250 mijë metra skele, dhe në pjesën frankofone është e pamundur që një kompani ndërtimi të mos e njohë firmën “ES Echafaudages Services S.A.”, thotë me krenari Agim Ahmataj

https://www.echafaudages-services.com/nos-equipements