Kosova

Serbia mund të përjashtohet nga ENTSO, paralajmërohet

“ENTSO-E mund të shikojë mundësitë për të pezulluar anëtarësimin e EMS”, ka thënë zëdhënësja e ENTSO-së Claire Camus, përcjell albinfo.ch.

Rrjeti energjetik europian ENTSO, ka vënë një paralajmërim gjatë kësaj të hëne se mund ta pezullojë Serbinë nga sistemi, nëse nuk zgjidh shpejt mosmarrëveshjen e saj të mëparshme me Kosovën, që solli edhe çregullimin e orëve europiane për gjashtë minuta në fillim të marsit 2018. Ky problem daton nga Lufta e Kosovës 1999, që solli edhe përfundimin e kontrollit serb mbi Kosovën, shkruan “Reuters”.

“ENTSO-E mund të shikojë mundësitë për të pezulluar anëtarësimin e EMS”, ka thënë zëdhënësja e ENTSO-së Claire Camus, përcjell albinfo.ch.

Derisa Veriu i mbizotëruar nga serbët në Kosovë mbetet besnik ndaj Beogradit, nuk po paguan Qeverinë e Kosovës për energjinë që konsumon, marrëveshje kjo e arritur më 2015, Serbia po e bllokon zbatimin e saj.

Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), i cili grupon operatorët e rrjetit nga 26 vende, tha se orët digjitale në të gjithë Evropën që përdorin frekuencën e rrjetit për të mbajtur kohën, të tilla si ato në mikrovalë dhe radiot e orës, një minutë për shkak të rënies së frekuencës në rrjetin e transmisionit të Europës kontinentale.

Europa vendosi të bëjë presione mbi Serbinë dhe Kosovën që ky problem të zgjidhet dhe mos përsëritet në të ardhmen, pasi sjell dëme të konsiderueshme. Gjatë dimrit orët u ngadalësuan pasi i ftohti siberian pushtoi kontinentin, ndërsa në rast se Serbia nuk respekton marrëveshjen, atëherë një gjë e tillë mund të përsëritet edhe javëve vijuese: ky tashmë i nxehti tropikal pritet të pushtojë kontinentin dhe shpenzimi i rrymës elektrike do shtohet.