E-Diaspora

Shaqiri rifillon stërvitjet

Ai shpreson se këtë të premte do të angazhohet në ekipin që do të luajë kundër VfL Wolfburg.

 

Pas 13 ditë pushimi të dhunshëm për shkak të një lëndimi, Xherdan Shaqiri u eshtë bashkuar sërish kolegëve të FC Bajernit në stërvitje.

Të dielën ai ka filluar të punojë sërish me ritëm të plotë. Rreth 90 minuta ka zgjatur njësia e ushtrimeve që ai ka realizuar dje bashkë me ekipin, pasi që është shteruar nga lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.

“Sërish jam mirë. Nuk kam më probleme”, ka thënë shkurt për mediet ylli i ri shqiptarozviceran. Ai shpreson se këtë të premte do të angazhohet në ekipin që do të luajë kundër VfL Wolfburg.