Bota

Shitet me çmimin rekord skulptura e Joseph Casky

Një skulpturë e Joseph Casky e njohur si “Koka” që ishte si e pazakontë në tregun e ankandeve është shitur për rreth 925 500 euro që është një rekord i ri botëror për artistin francez, njofton shtëpia e shitjeve “Sotheby” në Paris, përcjell albinfo.ch.

E punuar në vitin 1923 me kërkesë të koleksionistit dhe rrobaqepësit francez, Jacques Doucet ajo vlerësohej rreth 150 000 deri 200 000 euro.

“Koka e Casky shfaqet njëkohësisht si portreti i mrekullueshëm i idhullit të një bote antike të zhdukur dhe si një ikonë e skulpturës në fillimet e artit dekorativ”, theksohet në njoftim.