Shkurt.ch

Shkalla e papunësisë në Zvicër, 3.0 për qind

Si kuotë, shkalla prej 3.0% e shënuar në shtator është e njëjtë me atë të muajit paraprak por si numër është për 2409 më e ulët

Numri i të papunëve në Zvicër, i regjistruar në fund të shtatorit ka qenë 133.169 sish. Në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar, ky numër është për 6.7% më i vogël.

Numri u referohet atyre që në në fund të shtatorit kanë qenë të paraqitur në Qendrat Regjionale të Ndërmjetësimit për punë (RAV), shkruan srf.ch.

Siç bën të ditur Sekretariati Federal për EKonomi (SECO), shkalla e papunësisë në periudhën e përmendur ka qenë 3.0 për Qind. Si kuotë, ajo është e njëjtë me atë të muajit paraprak por si numër është për 2409 më e ulët.

Edhe shkalla e papunësisë së të rinjve ka shënuar një rënie të theksuar. Në krahasim me shtatorin e një viti më parë ajo ka rënë për 11.6%.

Te personat mbi 50 vjeçarë, në shtator është ulur shkalla e papunësisë për 2.2%, po ashtu në krahasimmme shtatorin e kaluar.