Sport

Shkëlqimi i Shaqirit

Ylli shqiptar shënoi një gol në fitoren e fundit ndaj Swanseas 2:1, derisa në përgjithësi ka katër gola këtë sezon, dhe pesë asistime, duke qenë lojtari më i mirë tek Stoke City këtë sezon

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit në Premierligë, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri është lojtari kryesor në skuadrën e tij, Stoke City, por edhe ndër më të mirët në njërin nga kampionatet më të forta në botë.

Ylli shqiptar shënoi një gol në fitoren e fundit ndaj Swanseas 2:1, derisa në përgjithësi ka katër gola këtë sezon, dhe pesë asistime, duke qenë lojtari më i mirë tek Stoke City këtë sezon.

Mesfushori shqiptar ka pasur ngritje të formës në ndeshjet e fundit, kur shënoi ndaj Crystal Palace, Leicesterit, por edhe Newcastle United.

Futbollisti shqiptar ka thënë se është i lumtur në skuadrën angleze dhe nuk do të largohet në një të ardhme të afërt.