Zhvillim

Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri rriten për 30 %

Në qoftë se në vitin 2016-të, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të shtatë mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 për qind, rritje shumë pozitive. Gjithashtu rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës

Përkundër faktit që pati probleme më prodhimet e Kosovës pasi Qeveria e Shqipërisë për një kohë të shkurtër vendosi çmimin referent për patatet e Kosovës, shkëmbimet tregtarë ndërmjet dy vendeve në 6 mujorin e parë të vitit 2017 janë rritur për 31 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar mallra nga Shqipëria në vlen prej 82 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vit të kaluar ishin 62 milionë euro. Ndërsa, eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri për këtë periudhë ka arritur në rreth 27 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 19 milionë euro, thotë  ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

“Sot kemi një lajm të mirë nga statistikat e shkëmbimeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka rritje, ka një rritje nga të dy anët e kufirit për të dy shtete, si për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova për 7 mujorin e parë të këtij viti ka eksportuar 30 për qind më tepër mallra.

Në qoftë se në vitin 2016-të, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të shtatë mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 për qind, rritje shumë pozitive. Gjithashtu rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës.

Në qoftë se vitin e kaluar ka qenë të eksploruar 60 milionë euro, sot janë eksportuar 82 milionë e 500 mijë euro, e barabartë kjo me një rritje prej 31 për qind”, ka thënë ambasadori në një intervistë për kosovapressin, transmetonalbinfo.ch.