Sport

Shqipëria kundër Turqisë

Shqipëria do të luajë një miqësore përballë kundër Turqisë. Ndeshja do të zhvillohet më 13 nëntor në Antalia, shkruan albinfo.ch.

Kjo do të jetë miqësorja e parë për trajnerin Christian Panucci, i cili ka drejtuar Shqipërinë në katër ndeshje, ku ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Kjo miqësore duket se do të jetë e vetmja për kuqezinjtë në muajin nëntor dhe do t’i shërbejë për të testuar edhe disa lojtarë të rinj.

Shqipëria në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018” ishte e treta në grupin e saj, pas Spanjës dhe Italisë, duke mos arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror.