Integrimi

Shqiptari nga Zvicra, i përfshirë në ndeshjen me tre të vdekur

Sipas një zëdhënësi të prokurorisë, i implikuar në aksident ka qenë një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër dhe me pasaportë zvicerane (I..H.). Makina e tij kishte targa të Cyrihut

Të dielën rreth orës 14 në segmentin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur një aksident i rëndë, me trri viktima. Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes frontale të një makine Nissan dhe një Mercedes-Van.

Sipas një zëdhënësi të prokurorisë, i implikuar në aksident ka qenë një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër dhe me pasaportë zvicerane (I..H.). Makina e tij kishte targa të Cyrihut, shkruan 20minuten.ch.

Ndërsa një zëdhënës i policisë ka konfirmuar për 20 minuten se në këtë përplasje kanë humbur jetën tre persona, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare, vajzën e saj 9 muajshe dhe djalin një vjeç e gjysmë të shqiptarit nga Zvicra.

Lëndime të rënda ka marrë edhe ky i fundit, i cili ndodhet në gjendje kome. Sipas mediave shqiptare I.H. është dërguar për trajtim jashtë Shqipërisë, mendohet se familjarët e tij e kanë dërguar në ndonjë spital në Zvicër.

Të lënduar nga ky aksident janë gjithsej gjashtë persona.

Sipas gazetës “Panorama”, shqiptari i Zvicrës ka tejkaluar së tepërmi shpejtësinë e lejuar. Nga 30 kilometra në orë sa lejohet, ai me Nissanin e tij ka vozitur në mes 145 dhe 160 kilometra në orë, përcjell albinfo.ch. Por zëdhënësi nuk ka mundur ta konfirmojë realizimin e kësaj shpejtësie. Ai ka thënë se hetimet do të tregojnë se çfarë shpejtësie kanë zhvilluar ngasësit me rastin e ndeshjes.